Rihanna dhe Hassan, lidhja në distancë e bën dashurinë e tyre më të fortë

Mediale Vip

Rihanna dhe Hassan, lidhja në distancë e bën dashurinë e tyre më të fortë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:32
Rihanna dhe Hassan Jameel

Rihanna dhe i dashuri i saj Hassan Jameel gëzojnë lidhjen e dashurisë prej dy vitesh. Ndonëse janë shpesh herë në vende të ndryshme, ia kanë dalë që ta menaxhojnë situatën në avantazhin e tyre.

Distanca mund të jetë e vështirë për shumë çifte, por Rihanna dhe Hassan ia kanë dalë të vërtetojnë se e shijojnë hapësirën në romancën e tyre.

"Ata janë shpesh herë larg njëri-tjetrit, por kjo nuk është një shenjë e keqe. Ajo dashuron faktin që ai i jep hapësirë dhe liri që të shijojë karrierën. Ai nuk i bën presion si meshkujt që ka patur në të kaluarën, prandaj është e lirë që të jetë vetvetja. Shumë çifte mund të kenë vështirësi nga lidhja në distancë, por për Rihannën dhe Hassan është dicka që i bën më të fortë si çift", tha një burim pranë tyre për HollywoodLife.

Pavarësisht të gjithave, ata i rregullojnë punët që të shihen sa më shpejt munden. Sipas burimit, ata takohen më së shumti në Paris pasi është pika më e afërt për të dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat