Meghan Markle duhet të presë një vit para se të lindë fëmijën e dytë, ja përse

Mediale Vip

Meghan Markle duhet të presë një vit para se të lindë fëmijën e dytë, ja përse

Më: 4 maj 2019 Në ora: 20:45
Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan Markle

Meghan Markle është paralajmëruar se duhet të presë të paktën një vit përpara se të ketë më shumë se një fëmijë.

Meghan Markle dhe Princi Harry po vendosen në shtëpinë e tyre të re Frogmore Cottage ndërsa përgatiten për të mirëpritur anëtarin më të ri të Familjes Mbretërore.

Por ndërsa Meghan është mbi 35 vjeç, ajo është paralajmëruar të presë para se të ketë një fëmijë tjetër dhe kjo është arsyeja, mosha e saj e madhe.

Image

Julie Jomeen, një profesoreshë dhe mami në Universitetin e Hullit, shpjegoi se një studim i kohëve të fundit në Kanada rekomandoi një pritje prej një viti midis shtatëzanive, pasi gratë mbi 35 vjeç, të cilat ngelen përsëri në pritje të ëmbël gjashtë muaj pas një lindjeje të mëparshme, kishin një rrezik më të madh prej 1.2 për qind të vdekshmërisë amtare sesa gratë që bëheshin nëna në moshë më të vogël.

Ajo i tha Express.co.uk: "Çështja është natyrisht që nënat më të mëdha kanë më shumë gjasa të planifikojnë të kenë bebe më afër së bashku, pasi nuk kanë të njëjtën luks të kohës sa i përket pjellorisë së tyre megjitahtë kjo është e gabuar”, ka përmbyllur ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat