Mllefi i këngëtarit të njohur: Në 1999 politika ka qenë më e mirë sesa është në 2019

Mediale Vip

Mllefi i këngëtarit të njohur: Në 1999 politika ka qenë më e mirë sesa është në 2019

Më: 5 maj 2019 Në ora: 07:09
Roland Hysi

Djemtë e grupit "West Side Family" e kanë nisur muzikën që kur ishin në bankat e shkollës dhe arritën të bëheshin tepër të suksesshëm.

Këngëtari Roland Hysi, i ftuar në "Mos i fol shoferit"  zbuloi se tekstet e tyre ishin mllef dhe rebelimit ndaj politikës. Ai shprehet se për fat të keq nuk ka ndryshuar, madje atëherë ka qenë më mirë.

Roland Hysi: Ne kemi kënduar në bankat e shkollës kur kemi qenë unë, Flori dhe Miri. Për kohën, grupi jonë ishte avandgard sepse në tekste, dr.Flori me Mirin kishin bërë një këngë ku fituan çmimin "Teksti më i mirë". Pra si të thuash, u pa se Flori që kishte një talent. Në 1999, kemi dalë në Këngën Magjike për herë të parë me këngën "Deluzion". 

Është e trishtë ta thuash që të njëjtën këngë mund ta këndosh pa hequr asnjë presje tani. Ishte një mllef kundër politikës dhe mënyrës së keqqeverisjes dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Madje mund të them se në 1999, politika ka qenë më e mirë sesa është në 2019. 

Ishte një rebelim ndaj politikës dhe këngët tona kanë qenë gjithmonë me tematika sociale. Këngë që kush i dëgjon, do thoshte që është histori e jetës time, por po e dëgjoj nga ju të thënë në vargje. Ishte diçka që çdokush ndihej mirë dhe bëhej pjesë e West Side Family. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat