Rrëfimi prekës/ Kylie Minogue: Kanceri i gjirit më hoqi mundësinë për t’u bërë nënë!

Mediale Vip

Rrëfimi prekës/ Kylie Minogue: Kanceri i gjirit më hoqi mundësinë për t’u bërë nënë!

Më: 5 maj 2019 Në ora: 12:21
Paul Solomons, Kylie Minogue

Ishe vetëm 36 vjeç kur u diagnostikua me kancer në gji në vitin 2005, ndërsa së fundmi Kylie Minogue ka rrëfyer ndjesitë e përjetuara teksa u gjend përballë sëmundjes së tmerrshme.

50-vjeçarja e ftuar në programin e Ellen de Generes ka bërë një rrëfim të sinqertë duke pranuar se sëmundja i hoqi asaj mundësinë për t’u bërë nënë, megjithatë ylli australian e gjen gjithmonë optimizmin për të pranuar jetën siç i vjen.

“Ndonëse atë kohë s’e kisha në mendje, gjithçka ndryshoi. Nuk dua ta mbaj mendjen aty, sigurisht, por e vras mendjen sesi do të ishte. Njerëzit mund të thonë se ka plot mënyra, por nuk e di. Unë jam 50 vjeçe tani, e kam marrë jetën më shtruar. S’mund të them se s’kam pendesa, por nëse do ta klasifikoja si peng, do ta kisha më të vështirë të ecja para, kështu që përpiqem ta filozofoj sa më shumë që mundem. Duhet ta pranosh ku je dhe të vazhdosh jetën.”; tha Kylie për Ellen.

Aktualisht Kylie Minogue po jeton një histori dashurie me 45- vjeçarin Paul Solomons, drejtor krijues i revistës “GQ” britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat