Fero uron Arbenitën për ditëlindje por ky detaj po na habit

Mediale Vip

Fero uron Arbenitën për ditëlindje por ky detaj po na habit

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:46
Fero dhe Arbenita

Fero dhe Arbenita janë kthyer padyshim në një prej çifteve më të dashura e të komentuara në showbizz-in shqiptar.

Duket se ata kanë një kimi të mrekullueshme me njëri-tjetrin dhe nuk hezitojnë ta shfaqin atë edhe nëpër komente të ndryshme në rrjetet sociale.

Ata fillimisht u munduan ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre, ndërsa tani gjërat janë bërë  më serioze.  

Dhe ditën e djeshme modelja ka festuar ditëlindjen e 21-të dhe sigurisht nuk mund të mungonin surprizat dhe urimet për të.

Nuk mund të mungonte as urimi mjaf ti ëmbël nga i dashuri i saj, reperi Fero.

"Gëzuar ditëlindjen shpirti jem, të uroj më të mirat," 

Image

E teksa po mendonim që kjo dyshe nuk mund të bëhej më e adhurueshme se kaq, nuk mund të mos vinim re se në këtë postim Fero ka bllokuar komentet.

Ndoshta sepse mund t'i vinin shumë njoftime ku uronin modelen, ose ndoshta sepse shpesh dyshja komentohet dhe negativisht nga ata që janë skeptikë për lidhjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat