Ozil dhe aktorja turke habisin me datën e dasmës

Mediale Vip

Ozil dhe aktorja turke habisin me datën e dasmës

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:50
Mesut Ozil dhe Amine Gulse

Futbollisti gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil, i ka habitur të gjithë me datën e përzgjedhur për të kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare me aktoren Amine Gulse.

Ozil-Gulse u fejuan dy vite më parë, ndërsa po bëjnë edhe përgatitjetet e fundit për dasmën, në fshehtësi të plotë.

Pavarësisht përpjekjeve të çiftit për të mbajtur gjithçka larg syrit të medias, është zbuluar se çifti i famshëm do t’i thotë po njëri-tjetrit në një ceremoni të organizuar më 7 Qershor në Hotelin Four Seasons Bosphorus, në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit. I pranishëm si dëshmitar martese në ceremoni do të jetë edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përzgjedhjen e datës 7 Qershor, shtypi gjerman e ka interpretuar si të qëllimshme nga ana e ish-kampionit të botës me Kombëtaren Gjermane, në mënyrë që në dasmë të mos jenë prezent ish-shokët e tij në Kombëtare.

Sipas medias gjermane, Ozil me qëllim ka vendosur ta bëjë dasmën e tij vetëm një ditë para ndeshjes Bjellorusi-Gjermani, e cila do të luhet me 8 Qershor.

Kujtojmë se Ozil u largua me polemika të mëdha nga Kombëtarja Gjermane, pas sulmeve në media për një takim të tij me Erdogan në Londër para kampionatit Botëror Rusi 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat