“Femrat le të bëjnë rap, por kujdes fjalët e “pista”!/ Ledri Vula sqaron deklaratën e tij

Mediale Vip

“Femrat le të bëjnë rap, por kujdes fjalët e “pista”!/ Ledri Vula sqaron deklaratën e tij

Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:09
Ledri Vula

A duhet apo jo që femrat të merren me rap? Ledri Vula flet për herë të parë dhe të fundit për deklaratën e keqkuptuar të tij të disa javëve më parë teksa ishte i ftuar në një emision në Kosovë dhe ka folur për muzikën rap.

“I vetmi gabim që ka bërë është që kam folur në studio me mendimin që njerëzit më kuptojnë ashtu siç unë i them fjalët” është shprehur ai. Kur flas në studio, gazetarët më kuptojnë plotësisht mua, çfarë mendoj dhe si e mendoj, mirëpo ata përtej ekranit nuk më kanë kuptuar siç duhet duhet” ka vijuar ai.

“Luftën për gratë e kanë nisur gra shumë herë më të fuqishme se ato që kanë folur ne facebook. Të tilla i kam dhe në shtëpi, si gjyshen dhe nënën time të cilat kanë luftuar që të zhdukin analfabetizmin tek femrat. Unë normal që nuk mendoj ashtu përndryshe s`do të kisha bërë këngë me Taynën dhe më vjen keq që në NIN, (emisioni në Kosovë) është keqinterpretuar ajo që kam thënë” ka rrëfyer Ledri.

Image

“Unë mendoj që femrat duhet të bëjë rap, por duhet të kenë kujdes me fjalët e “pista” sepse nuk u ka hije dhe le ta marrin si të duan këtë që po them. Përdorimi i fjalëve të tilla në tekste s`na ka hije as ne, djemve, jo më femrave apo gjithkujt tjetër që merret me rap. Nesër reperet do bëhen nëna dhe kur fëmija i tyre të dëgjojë dikë që të flasë për drogën, si do ndihen? Mund të bëhet një rap i mirë dhe pa përdorur fjalë të tilla!” përmbylli deklaratën e tij reperi teksa ishte ftuar në spektaklin “E Diell” për të folur për karrierën e tij muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat