Milaim Zeka: Shkenda e ka gjoksin si raketë amerikane

Mediale Vip

Milaim Zeka: Shkenda e ka gjoksin si raketë amerikane

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:01
Shkenda Dubova

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Mirage”, ku i është përgjigjur dhe disa pyetjeve me spec.

I pyetur se nëse do të kishte mundësi, kë do zgjidhte për të kaluar një natë, Luana Vjollcën apo Fjolla Morinën, Zeka ka zgjedhur moderatoren shqitpare.

“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”, është shprehur Zeka.

Deputeti kosovar ka bërë edhe një zgjedhje për gjoksin më të bukur, mes Encës dhe Shkendës, dhe ka zgjedhur këtë të fundit, duke e krahasuar gjoksin e saj me raketat e Amerikës.

"Enca nuk ka kurrfarë gjoksi seksi, Shkenda Dubova është absolute, gjokset e saj janë si raketat amerikane”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat