Adele feston 31-vjetorin dhe ka disa këshilla të vlefshme për çdokënd

Mediale Vip

Adele feston 31-vjetorin dhe ka disa këshilla të vlefshme për çdokënd

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:15
Adele

Këngëtarja e njohur britanike, Adele, ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 31-t.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa foto të sajat, bashkangjitur së cilave ka shkruar këto fjalë:

“Ky është 31-i dhe faleminderit zot. 30-ta më ka sjellë sfida në jetë, por ia dola dhe po përpiqem t’ia dal. Kam ndryshuar drastikisht vitet e fundit dhe ende jam duke ndryshuar. Ky vit do të jetë i madh dhe do e kaloj të gjithin duke u kujdesur për veten. Tregohuni të mirë me veten, jemi njerëz. Ecni ngadalë, mos i përdorni shumë telefonat. Kam mësuar ta dua veten”.

Menjëherë pas këtij postimi në llogarinë e këngëtares kanë mbërritur mesazhe dhe urime nga më të ndryshmet, nga të gjithë adhuruesit e saj.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Adele u nda nga bashkëshorti i saj pasi i dha fund martesës me të, duke bërë një tjetër ndryshim rrënjësor në jetën e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat