Ish-Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, mezi pret të takojë djalin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, i cili erdhi në jetë pak orë më parë.
“Urime, Meghan dhe Harry. Barack dhe unë jemi shumë të emocionuar për ju dhe mezi presim ta takojmë atë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Djali i çiftit mbretëror ende nuk ka emër, pasi siç tha Princi Harry, nuk kishin kohë të mendojnë për ndonjë emër.