Lajmi se djali I Dukës dhe Dukeshës së Susexx, erdhi në jetë, ka gëzuar shumë njerëz – por tani jemi duke pritur për emrin e tij.
Princi Harry dha intervistën e tij të parë pas lindjes së djalit, dhe tha se çifti po mendon ende për emrin e foshnjës.
“Nuk kemi pasur kohë për të menduar në lidhje me emrat”, tha ai.
“Ishte përvoja më e mirë që e kam imagjinuar ndonjëherë. Jemi të emocionuar dhe jemi shumë mirënjohës për dashurinë dhe gjithë mbështetjen që kemi marrë nga të gjithë”.