Selena Gomez ‘kapet mat’ në shoqërinë e një djali misterioz

Mediale Vip

Selena Gomez ‘kapet mat’ në shoqërinë e një djali misterioz

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:34
Foto

Ndarja nga këngëtari Justin Bieber bëri që këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez të përjetojë një periudhë të vështirë.

Ajo qëndroi për muaj me radhë në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve me depresionin. Mirëpo pas daljes ajo duket se e ka rimarrë jetën e saj dhe gjithashtu i është dedikuar tërësisht vetes.

Ndonëse ajo është shprehur se do të qëndrojë larg rrjeteve sociale dhe gjithashtu për një kohë nuk do të frenkuentojë njeri, paparacët e kanë fotografuar në ‘Disneyland’ këtë të dielë me disa miq të saj dhe gjithashtu me një djalë misterioz.

Selena e kishte mbështetur kokën tek supi i tij, teksa është përpjekur të fshehë imazhin e saj me kapele dhe syze. Nuk dihet nëse mes saj dhe djalit ka diçka më tepër sesa shoqëri.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat