Cardi B dhe Nicki Minaj heqin dorë nga sherri

Mediale Vip

Cardi B dhe Nicki Minaj heqin dorë nga sherri

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:09
Cardi B dhe Nicki Minaj

Për Cardi B, eventi Met Gala ishte vetëm për modën, jo për sherre. Reperja nuk ishte aspak e shqetësuar se rivalja e saj Nicki Minaj ishte aty.

Këtë herë, ishte komplet e kundërta pasi asnjëra nuk i dha rëndësi tjetrës.

Një burim pranë saj tha: "Cardi nuk ishte e shqetësuar për faktin se mund të përplasej me Nickin në event pasi nuk ishte e fokusuar tek drama. Qëllimi i Cardit ishte të bënte qejf dhe të shihte fansat."

Kujtojmë se herën e fundit që ishin të dyja të ftuara në një event, asgjë nuk shkoi mirë. Reperët patën një konflikt të madh në prapaskenën e "Harper's Bazaar" në shtator të vitit 2018. Madje Cardi u nervozua aq shumë nga debati, sa hoqi këpucën për të goditur Nickin, por bodigardët arritën ta mbronin.

Met Gala, eventi vjetor për përfitime për Institutin e Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të modës në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat