Aktori i njohur flet pas goditjes në tru: Pashë vdekjen me sy

Mediale Vip

Aktori i njohur flet pas goditjes në tru: Pashë vdekjen me sy

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:57
Walter Nudo

Aktori i njohur Walter Nudo flet për herë të parë pas ishemisë në tru që pësoi, teksa ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë pune.

Aktori kanadez i cili prej vitesh zhvillon karrierën në Itali, në një intervistë për revistën “Chi”, thotë se ndodhej në hotel në Los Angeles kur ndjeu goditjen.

“U zgjova i larë në djersë. Kisha ftohtë, por djersitja. Krevati ishte i gjithi i lagur. Doja të thërrisja për ndihmë, por nga goja më dilnin vetëm tinguj të paqartë. Mendova ‘po vdes. Nuk di se si i vesha këpucët dhe lajmërova një taksi, ku shkova në spital”, tregon aktori.

Ai thotë se i bënë një sërë analizash dhe se nuk kishte ekuilibër, ku mjekët i thanë se kishte pësuar dy ishemi në tru.

“Në pak sekonda humba kontrollin e 20% të trupit. Dora e majtë nuk më bindej. Kisha të vjella dhe i ftohti po shtohej. Dëgjoja mjekët teksa flisnin dhe flisnin dhe unë isha vetëm. Pashë vdekjen në sy. Mjekët më thanë se kisha një vrimë në zemër e cila ishte bërë shkak për goditjet në tru”, shprehet Nudo.

Teksa ka kaluar afro një muaj nga ngjarja, ai thotë se në Amerikë ishte vetëm ndaj i gënjeu mjekët me një pretekst dhe u kthye në Itali direkt.

Aktori tregon se kur avioni u ngrit në fluturim nisi të dridhej dhe të djersitej dhe se sapo zbirti takoi mjekun kardiolog dhe u vendos për operimin.

“Kur kuptova se sonda e përdorur nga mjekët po hynte në zemrën time për të riparuar, nisa të qaja nga gëzimi. Kuptova se zemra ime, burimi i jetës time po riparohej”, rrëfen aktori. Kujtojmë se ishemia është një goditje në tru, e njohur si mungesa e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat