Gena po vjen me këngë të re

Mediale Vip

Gena po vjen me këngë të re

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:17
Gena

Së shpejti pritet të publikohet projekti më i ri muzikor nga Gena Lito.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Skivin me projektin “Kijamet”, këngëtari shqiptar tani siç shihet po vjen me këngë të re solo.

Me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram, 48-vjeçari tregon se projekti i tij i ri lansohet së shpejti.

“Dimër”, pritet të titullohet kënga e re, për të cilën këtë herë ka bashkëpunuar me kompozitorin Gent Myftaraj, Endrit Mumajesin dhe me aktorin Gaz Paja.

Gena po vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore, i cili tashmë numëron fansa të shumtë dhe pëlqehet për stilin muzikor që posedon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat