Brad Pitt thyen heshtjen për takimin me ish-gruan Jennifer Aniston

Mediale Vip

Brad Pitt thyen heshtjen për takimin me ish-gruan Jennifer Aniston

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:46
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Thuhet se Brad Pitt mund të ketë rilindur dashurinë e tij me ish-gruan Jennifer Aniston, pasi mori pjesë në 50-vjetorin e ditëlindjes së saj në shkurt.

Por ylli i kinematografisë qeshi kur u  pyet drejtpërsëdrejti rreth Jenniferit.

Një fotograf e pyeti nëse po ktheheshin së bashku dhe Brad qeshi nën hundë dhe thjesht tha:- “Oh Zot tim!”

Aktori u martua me Jenniferin në vitin 2000 dhe u ndanë në vitin 2005.

Pas ndarjes së tij nga Jennifer, Brad filloi të takohej me Angelina Jolie, me të cilën qëndruan të martuat nga 2014-2016.

Brad u fotografua duke ecur në rrugë kur fotografi i tha atij: ‘Ju dukeni shumë mirë. Është mirë të të shoh të lumtur ‘.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat