Prej pak kohësh larg Shqipërisë, Mariza Ikonomi kujton njeriun e shtrenjtë: Pika ime e dobët

Mediale Vip

Prej pak kohësh larg Shqipërisë, Mariza Ikonomi kujton njeriun e shtrenjtë: Pika ime e dobët

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:17
Mariza Ikonomi

5 vite më parë Mariza Ikonomi ka humbur një nga personat më të rëndësishëm, gjyshin e saj. Siç duket artistja e njohur ka pasur një lidhje të ngushtë me të, ndaj e ka të vështirë ta harrojë kujtimin e tij. Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të tij dhe i ka dedikuar disa fjalë shumë prekëse. “Portreti më fisnik në botë! Gjyshi im i dashur, pika ime e dobët, fortesa ime madhështore. Mungon engjëlli im”, ka shkruar Mariza bashkangjitur fotos.

Një pjesë e mirë e njerëzve krijojnë gjithmonë një marrëdhënie shumë të veçantë me gjyshërit, prandaj pavarësisht çdo gjëje ata mbeten gjithmonë ndër njerëzit më të shtrenjtë. Kujtojmë se Mariza Ikonomi prej disa muajsh jeton larg Shqipërisë, sepse ka nisur një eksperiencë të re si këngëtare në kroçiere. Pak javë më parë ajo tregoi në emisionin “Rudina” se e merr malli për vendin e saj, por është e lumtur me punën e re, sepse jo vetëm fiton, por edhe udhëton në vende të ndryshme të botës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat