Vesa Luma nis festimet për ditëlindje një javë para, surprizohet nga mikeshat e saj

Mediale Vip

Vesa Luma nis festimet për ditëlindje një javë para, surprizohet nga mikeshat e saj

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:19
Vesa Luma

Këtë vit Vesa Luma ka vendosur që festimet për 33-vjetorin e lindjes t’i nisë një javë para.

Vesa i është bashkuar këtij trendi të fundit dhe mbrëmjen e djeshme ka marrë surprizën e parë. Mikeshat e saj më të mira kishin organizuar një festë surprizë në një restorant dhe duket se këngëtares i ka pëlqyer shumë.

Në fotot dhe videot e publikuara shihet se i gjithë ambienti është dekoruar me lule dhe çokollata të personalizuara me inicialet e Vesës.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ foto edhe me miket e saj dhe ka treguar se sa me fat ndjehet që i ka pranë vetes. “Pasuria më e madhe e imja janë njerëzit e mi shumë të afërt, me të cilët ndaj jetën! Jam tepër me fat që sot gëzoj shoqëri të sinqertë, vajza të cilat kanë qenë aty për mua gjithmonë, e që dhe sot festuam një vit të bukur, por plot me sfida, gëzime, ndarja e bashkime. Faleminderit nga zemra vajzat e mia që ju bashkuat idesë time për të festuar 1 javë ditëlindjen. Meqë ra fjala, po kam shoqet më të bukura nga të gjithë”, ka shkruar Vesa.

Siç duket festimet për këtë vit për Vesën do jenë shumë të veçanta, prandaj do të shohim se çfarë do të ketë rezervuar ajo për ditën e lindjes në 12 maj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat