Mediat zvicerane: Çka do të ndodh tani me karrierën e Loredanës? 

Mediale Vip

Mediat zvicerane: Çka do të ndodh tani me karrierën e Loredanës? 

Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:35
Loredana

Kënga e saj e fundit “Romeo & Juliet” u publikua në shkurt. Në Spotify, kënga është transmetuar mbi 27 milionë herë. Por, tani reperja yll, po prodhon tituj negativ: Ajo thuhet se e ka mashtruar një çift  duke iu marrë për më shumë se 700,000 franga.Prokuroria Publike e Luzernit po heton mashtrimin. Në mediat sociale Loredana kritikohet masivisht për sjelljen e saj., shkruan Agjencia e lajmeve zvicerane “20 minuten”. Tani shtrohet pyetja: Çfarë do të ndodh me karrierën e vajzës me rrënjë shqiptare?

Menaxheri i muzikës Oli Rosa thotë: “Loredana lëviz në një mjedis ku një sasi e caktuar e energjisë kriminale është një gjë e mirë dhe shton besueshmërinë e fanbazit. Një rast i tillë, sipas menaxherit Rosa do ta lëndonte Loredanën vetëm nëse ajo dënohet. Elia Binelli, themeluesi i revistës “Lyrics”, thotë: “Karriera e Loredanës do të ndalet nëse ajo do të dënohet, do të vihet në burg dhe në këtë mënyrë nuk mund të prodhojë muzikë”. Aktualisht, është një fenomen i zakonshëm që reperët bijen në konflikt me gjyqësorin.

Ekziston rasti i motrës së raperit gjerman, Ewa, e cila u akuzua për përdhunim.  Ai gjithashtu përmend shembuj e reperit amerikan 6ix9ine ose YNW Melly. Ky i fundit përballet edhe me dënimin me vdekje për vrasjen e dy personave.

“Megjithatë, muzika e tij është akoma e kërkuar”, thotë Binelli. “20 Minuten”,  tutje shkruan se në korrik Loredana dhe burri i saj Mozzik do të interpretojnë në Openair Frauenfeld. “Openair Frauenfeld nuk mund të komentojë mbi rastin e tanishëm ligjor të artistes Loredana të rezervuar për programin e Festivalit 2019: nga njëra anë, është padyshim një proces në vazhdueshim dhe në anën tjetër është aferë private e artistes”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga organizatorët të cilët do të ndjekin nga afër rrjedhën e mëtejshme të rastit dhe ” do të reagojnë në përputhje me rrethanat në varësi të procesit”.

Loredana siguron vende të mira në listat të Spotify. Mbetet të shihet nëse Spotify do të reagojë ndaj rastit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DEINUPDATE (@deinupdatevideo) on

Ndërkohë, reperi gjerman Farid Bang reagoi me humor duke iu referuar Loredanës, e cila dyshohet se ka përdorur identitetin si avokate Anna Landmann, ai thotë: “Siç rezulton sot, Kollegah nuk është i vetmi rapper që studioi drejtësinë dhe u bë avokat”, pastaj ai shpërthen duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat