Princi Harry nis punën pak ditë pasi u bë baba

Mediale Vip

Princi Harry nis punën pak ditë pasi u bë baba

Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:22
Princi Harry

Princi Harry ka arritur sot në Holandë, vetëm tri ditë pasi gruaja e tij Meghan Markle, lindi fëmijën e parë të çiftit.

Harry po qëndron atje për një promovim.

Princi shtyu udhëtimin e tij në Holandë javën e kaluara, përpara lindjes së Archie, duke anuluar vizitën në Amsterdam, e cila fillimisht ishte caktuar për të mërkurën.

Foshnja Archie lindi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Duka dhe Dukesha e Sussex prezantuan foshnjën para botës, dy ditë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat