U shfaq duke përqafuar “vajzën e mitur”, reperi shqiptar zbulon të vërtetën e fotos pas kritikës së fansit

Mediale Vip

U shfaq duke përqafuar “vajzën e mitur”, reperi shqiptar zbulon të vërtetën e fotos pas kritikës së fansit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 07:32
Gashi

Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, është kritikuar së fundmi për një fotografi që ka publikuar bë profilin e tij në “Instagram” dhe që besohet të jetë shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.

Në foto, Gashi shfaqej duke përqafuar një vajzë të veshur me uniformë shkolle, me tatuazhe në pjesën e pasme të këmbëve që lexonte “Free Spirit”.

Por mesa duket ky imazh nuk është pritur mirë nga një ndjekës i reperit, i cili i ka komentuar. Sipas fansit, vajza duket të jetë nën moshë. “Më pëlqen muzika jote, por kjo në këtë foto duket si një vajzë nën moshë”, i ka shkruar ai.

Ky koment është lexuar menjëherë nga reperi i cili i ka kthyer përgjigje ndjekësit të tij për të sqaruar idenë e skenës.

“Në këtë video supozohej të aktronim sikur ishim në një shkollë private me uniforma. Më vjen keq nëse duket në një mënyrë tjetër, por në fund të ditës, unë nuk bëj gjëra të tilla”, ka thënë Gashi i cili më pas e ka sharë, “me shumë respekt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat