Princi Harry me fjalë emocionuese për nënën e tij, Princeshën Diana

Mediale Vip

Princi Harry me fjalë emocionuese për nënën e tij, Princeshën Diana

Më: 10 maj 2019 Në ora: 08:16
Princesha Diana, Princi Harry dhe Princi William

Princi i Britanisë së Madhe, Harry, foli sot për vdekjen e nënës së tij, princeshës Diana, pak ditë pasi që ai vetë u bë baba.

Harry foli me ish-ushtarin holandez, Dennis va nder Stroon, për nënën që ai e kishte humbur kur ishte fëmijë, ndërkohë që ai po përgatitej për një vizitë në qytetin e Hagës, në Holandë.

Va nder Stroon tha: Ai (Harry) tha se të mos kesh një nënë, është sikur të mos kesh sigurinë që të duhet si fëmijë. Çdo kush bir ka nevojë për nënën e tij dhe shkatërrohet nga brenda kur e humbet nënën”.

Princi Harry, gjithashtu e përshkroi se si fëmija e tij i porsalindur i ka dhënë atij një përqendrim të ri dhe një qëllim të ri, duke shtuar se më në fund unë jam baba.

 Van der Stroon, shërbeu në ushtrinë holandeze nga viti 2006 deri në vitin 2011.

“Mbi të gjitha, unë jam i lumtur se po i shoh mrekullitë e botës, dhe fëmija im më ka bërë shumë të lumtur. Ai është shumë i bukur dhe i qetë” i kishte thënë Harry, va nder Stroonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat