Deputeti i Kuvendit i del në krah Loredanës dhe Mozzikut

Mediale Vip

Deputeti i Kuvendit i del në krah Loredanës dhe Mozzikut

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:11
Mozzik, Loredana Zefi

Rasti i Loredana Zefit është komentuar edhe nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri. Ai u ka dal në krah çiftit Loredana dhe Mozzik duke i inkurajuar që të qëndrojnë të fortë pasi që siç është shprehur Labi ai ka besim tek ta.

“Prisni se e vërteta do të dalë ndryshe”, ka shkruar ndër tjerash bashkëvendasi i tyre në Instastory. 

Ndryshe, Loredana Zefi sot do të mbajë konferencë për media në Prishtinë bashkë me avokatët e saj Tomë Gashi dhe Artan Sadiku, ku do të japin sqarime rreth rastit për të cilin ka bërë bujë në mediat zvicerane. Dyshohet se reperja shqiptare është përfshirë në një aferë mashtrimi na ku ka përfituar 900 mijë franga.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat