Poni së shpejti me album të ri

Mediale Vip

Poni së shpejti me album të ri

Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:16
Poni

Këngëtarja e njohur labe, Poni ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja muzikore, por kjo nuk do të thotë se ajo është larguar nga muzika.

Poni këtë kohë është duke punuar fuqishëm në një album të ri që do ta sjell së shpejti te fansat e saj.

Zeshkania ka dhënë disa detaje rreth krijimtarisë më të re të muzikës teksa ka publikuar edhe një video në llogarinë personale në Instagram.

“Poni ft Vaske Curri. Së shpejti albumi i ri Identitet. Mirëmëngjesi , fundjavë të mbarë të gjithëve, po zbuloj pak nga albumi i ri. Identitet do të ketë muzikë popullore dhe jo vetëm, por primare është ajo që më identifikoj tek ju para 14 vjetësh ! Ju dua shumë, të gjithëve mezi po pres të jem gati me klipet, audiot pothuajse kemi përfunduar”, ka shkruar Poni në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Poni shpesh është edhe jashtë trojeve shqiptare për shkak të koncerteve të shumta që mbanë, e posaçërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të fundit herë këngëtarja i këndoi ‘Dashurisë së vjetër’, projekt të cilin e realizoi në bashkëpunim me Irkenc Hykën.

Përkundër viteve, 36-vjeçarja shquhet për stilin e veçantë e cila vjen çdo herë e më ekstravagante në paraqitjet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat