Vëllai i madh: Unë nuk kam lidhje me “hajnitë” e Loredanës

Mediale Vip

Vëllai i madh: Unë nuk kam lidhje me “hajnitë” e Loredanës

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:13
Vëllai i madh: Unë nuk kam lidhje me “hajnitë” e Loredanës

Marrja në pyetje nga autoritetet zvicerane e reperes nga Ferizaji, Loredana Zefi, bëri bujë gjithandej në media.

E përditshmja zvicerane “20 minutes” kishte treguar historinë se si çifti 50-vjeçar ka hedhur akuza ndaj rap-artistes dhe vëllait të saj, Beratit, për kanosje, zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.

I përfshirë në disa shkrime pa dëshirën e tij ishte edhe vëllai i madh i reperes, Arsim Zefi, i cili i kontaktuar, ka mohuar të ketë lidhje me rastin.

Ai ka thënë se ka ngelur totalisht i shokuar por edhe i zhgënjyer nga disa prej mediave që kanë keqpërdorur emrin e tij.

“Nuk kam të bëjë absolutisht me këtë ngjarje, dhe në asnjë medium zviceran nuk është përmendur emri im. Nuk e di se si disa nga mediat vendore kanë gjetur dhe inflirtuar emrin tim, por të njëjtët do të ndëshkohen me padi, pasi unë nuk kam lidhje me atë çfarë ka ndodhur sot”, ka thënë Arsim Zefi për Telegrafin.

Ai ka thënë se qëllimisht në këtë “zhurmë mediatike” u përfshi edhe bashkëshortja e tij, e cila punon prej vitesh për Ambasadën e Kosovës në Zvicër.

“E gjithë kjo ngjarje është manipulim. Kanë keqpërdorur edhe emrin e gruas time, e cila punon prej një kohe të gjatë për ambasadat, dhe nuk ka të bëjë me këtë rast. Imazhi jonë është dëmtuar dhe mendoj se e gjitha kjo ka qenë e qëllimshme”, ka thënë më tej vëllai i madh i Loredanës.

I pyetur mbi ngjarjen, ai thotë se mund të përgjigjet vetëm në veten e parë, si i përfshirë pa pasur lidhje në këtë rast, gjë për të cilin shpreson që ta gjejë zgjidhjen në organet kopetente të drejtësisë.

“Jetoj prej shumë vitesh në Zvicër dhe ku do të lejonte një shtet si Zvicra ndërhyrjen e mediave në hetime. Sido që të jetë, unë nuk kam qenë i përmendur askund qoftë edhe në mediat zvicerane, për çka vërteton se unë dhe bashkëshortja ime nuk jemi fare pjesë e kësaj historie. Unë përgjigjem për veten time, gruan dhe fëmijët e tij, ndërkohë që të gjithë anëtarët e tjerë janë të lirë të bëjnë çfarë të dojnë”, ka rrëfyer ai më tej.

Tutje, ai shton se “trillimi” i bërë mbi ndihmesën që aludua se Loredana dhe vëllai tjetër ia bënë në rimëkëmbjen e biznesit, ishte gjithashtu një ‘trillim amater’.

“Janë munduar të më njollosin edhe biznesin, duke përfolur se një pjesë e plaçkitjes kinse më ishte dhuruar mua për të shpëtuar nga falimentimi, por e vërteta është se unë kurrë nuk kam qenë në falimentim. Merrem prej shumë vitesh me biznes në Zvicër dhe gjithçka më ka shkuar mirë. Më ka goditur vetëm prishja e reputacionit tim”, ka përfunduar rrëfimin e tij, Arsim Zefi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat