Jessie J reagon sërish ndaj kritikëve: Nuk më intereson çfarë thoni

Mediale Vip

Jessie J reagon sërish ndaj kritikëve: Nuk më intereson çfarë thoni

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:39
Jessie J

Këngëtares angleze, Jessie J nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët rreth saj.

Ajo ka marrë kritika të shumta nga fansat e saj për pamjen fizike dhe së fundmi për tatuazhin që e ka bërë.

“Poo, tatuazhi im thotë…”mos e humbisni atë që jeni në turbullira të yjeve”, ka shkruar ajo. “E di që e kam gjoksin e vogël, mos e humbisni kohën duke më treguar mua”, shton më tutje Jessie.

Jessie para disa muajve në një koncert kishte bërë një rrëfim për fansat e saj duke u treguar se nuk mund të lindë fëmijë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ndërsa sa i përket jetës private, që nga muaji tetor i vitit të kaluar, ajo është në lidhje me aktorin Channing Tatum.

Përndryshe, këngëtarja ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2018 me këngë e koncerte të shumta. “Brave”, është kënga më e re e saj në bashkëpunim me Dion Diablo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat