Starbucks përfiton shumën marramendëse për një pamje të gotës në film

Mediale Vip

Starbucks përfiton shumën marramendëse për një pamje të gotës në film

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:37
Game of Thrones

Harrojeni “Fronin e Hekurt”, fituesit i vërtetë i sezonit të fundit të “Game of Thrones” është kompania gjigande e kafes, “Starbucks”.

Siç mund ta keni parë vërdallë në rrjetet sociale ditët e kaluara, në episodin katër të “Game of Thrones”, që u transmetua në orët e para të mengjesit të së hënës, një “incident” i vogël ndodhi në ekran. Stafi prej qindra vetësh i serialit, nuk e kishin vënë re që në setin e xhirimit kishin harruar një gotë plastike kafeje. Madje kjo gjë nuk ishte vënë re as në montazh dhe u lejua të dilte në ekran.

Fotoja e shkëptur nga ky moment u shpërnda menjëherë në mënyrë masive në rrjetet sociale, nisur dhe nga ndjekësit e shumtë që shfaqja televizive ka dhe siç mësohet, “Starbucks” ka bërë nëj fitim prej 2.3 miliardë dollarësh nga kjo reklamë falas. Sipas CNBC, edhe pse në fakt gota e kafes ishte e një dyqani afër setit të xhirmit, fitimi marramendës ka shkuar i gjithi për kompaninë e njohur.

“Kjo është një mundësi që të vjen vetëm një herë në jetë, edhe nëse je një biznes shumë i njohur‘- thotë eksperti i marketingut, Stacy Jones- “Por realisht, kjo është vetëm maja e ajsbergut, sepse ende nuk janë llogaritur si duhet fitimet që kanë ardhur nga përmendja në rrjetet sociale apo reklamat e tjera.”

Starbucks nuk kanë bërë asnjë deklaratë, nëse gota e kafes është e markës së tyre dhe që tani vlen më shumë se 250mijë dollarë, po e lexuat mirë! Por nga ana tjetër, as nuk e kanë mohuar këtë fakt. Ndërkohë pronari i Paper Cup, që pretendon se kafja është blerë nga biznesi i tij, kishte vetëm një gjë për të thënë për lajmin e fitimeve nga kompania: “Ku është pjesa ime e fitmit?”

Ai ka thënë se nuk i vjen keq që Starbucks kanë bërë para nga reklama, por do donte që dhe biznesi i tij të përmendej dhe në këtë mënyrë ti rritej puna. Sipas tij, kjo është vetëm një nga rastet kur kompanitë multimilardëshe, marrin vëmendjen nga bizneset e vogla.

Ndërkohë HBO, e ka prerë skenën ku shfaqej gota nga episodi dhe sipas regjizorvë ishte thejsht një gabim i ndershëm. Megjithatë, duke marrë parasysh që pate dy vite kohë për të xhiruar këtë sezon dhe një buxhet më të madh se 90 milionë dollarë, zor se i lejohen këto gabime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat