Loredana Zefi ka një përgjigje për mikeshën që e ka akuzuar për plaçkitje

Mediale Vip

Loredana Zefi ka një përgjigje për mikeshën që e ka akuzuar për plaçkitje

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:57
Loredana Zefi

Loredana Zefi gjatë ditëve të fundit ishte një ndër rep-artistet që u përfol më së shumti në Kosovë dhe Zvicër.

Këngëtarja shqiptare ishte arrestuar dhe më pas liruar nga autoritet zvicerane me dyshimet se ka mashtruar, zhvat dhe kërcënuar një çift zviceran, Petra dhe Hans Z.

Pos këtyre edhe një mikeshë e ka akuzuar këngëtaren shqiptare t’i ketë marrë disa qindra euro, por që rep-artistja i ka hedhur poshtë akuzat.

“Unë e kam një pyetje për atë vajzën. Ku ke qenë deri më tani nëse të kam vjedhur? Pse s’ke raportuar?”, ka pyetur biondina.

Ndërkaq, këngëtarja ka folur edhe rastit të çiftit zviceran gjersa disa fjalë i ka pasur edhe bashkëshorti i saj, Mozzik.

Ndryshe, këngëtarja dhe i dashuri i saj, reperi Mozzik kohët e fundit janë bërë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin – Hana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat