Kjo vogëlushe në foto, sot po komentohet edhe më shumë se Thaçi!

Mediale Vip

Kjo vogëlushe në foto, sot po komentohet edhe më shumë se Thaçi!

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:19
Loredana Zefi

Padyshim është një nga emrat më të përfolur të momentit.

Flasim pikërisht për Loredana Zefin e cila këto ditë është komentuar gjatë në media, pas akuzave që një çift zviceran i ka bërë reperes dhe vëllait të saj, të cilët dyshohen se i kanë mashtruar ata dhe kanë arritur t’u marrin afro 900 mijë franga.

Është një nga familjarët e saj, Sandro Zefi, ai i cili ka publikuar një fotografi nga fëmijëria, ku shihet bashkë me Loredanën, e cila shfaqet duke e puthur në faqe.

Ndryshe, Loredana në konferencën e mbajtur sot para mediave, pranoi se paratë janë marrë, por jo në atë shumë sa është shkruar në media, dhe se janë marrë me dëshirën dhe vullnetin e palës tjetër, këtë rast çiftit zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat