“Do ia kishe mobiluar dhomën Xhejsonit”, Alketa i reagon ndjekëses

Mediale Vip

“Do ia kishe mobiluar dhomën Xhejsonit”, Alketa i reagon ndjekëses

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:00
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu ka filluar një iniciativë për të grumbulluar paratë për t’ia ndërtuar shtëpinë Xhejson Baftit.

Xhejsoni tash e sa ditë ka qenë kryetemë e medieve rozë, ndërsa Alketa ka marrë komente të ndryshme lidhur me iniciativën.Së fundi, moderatorja ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku si çdo herë u shfaq e veshur me shumë stil.

Një ndjekëse i shkruan “Te ishte veshur me h&m dhe i kishte mobiluar dhomen e gjumit xhejsonit”.

Alketa nuk ka hezituar t’i përgjigjet asaj, duke thënë se për këto që posedon punon shumë, madje ia rikujtoi asaj se ëndrra e Xhejsonit do të bëhet realitet, e këtë gjë do t’ua dëshmojë në finalen e “Piter Panit”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat