Ofendoi “bebin mbretëror”, spikeri i BBC rrezikon të gjykohet për racizëm

Mediale Vip

Ofendoi “bebin mbretëror”, spikeri i BBC rrezikon të gjykohet për racizëm

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:36
Archie

Telashe të reja për Danny Baker, spikeri radiofonik, i pushuar nga puna nga ana e BBC, pasi ka përdorur terma raciste për bebin e mbretërisë, Archie.

Për Baker, kanë nisur hetimet për racizëm. 

Nuk kanë vlejtur për asgjë ndjesa dhe pendimi i spikerit, i cili i kishte cilësuar me shaka në tweet-erin e tij të sapo lindurin si “idiot dhe budalla”.

Imazhi i tmerrshëm, që tregonte një shimpaze të vogël, i cili ka kapur për dore një grua dhe një burrë, që përfaqësonin Harryn dhe Meghanin, nuk ka kaluar aq lehtë dhe tani Baker, i mbetur pa punë, mund të përballet edhe me proces gjyqësor, pasi prokuroria ka hapur një dosje në emër të tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat