Sipas Jonida Maliqit, ja kush është mashkulli më i bukur shqiptar

Mediale Vip

Sipas Jonida Maliqit, ja kush është mashkulli më i bukur shqiptar

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:48
Jonida Maliqi

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë afron festivali ‘Eurovision 2019’, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në shumë emisione, ku ka dhënë intervista, pasi interesimi i publikut dhe mediave ndaj jetës së saj profesionale apo private, sa vjen dhe shtohet.

E ftuar në ‘Pop Culture’, këngëtarja nuk ka hezituar t’i përgjigjes pyetjes ‘spec’ të moderatorit Kelvi Kadilli, rreth mendimit të saj për mashkullin më të bukur shqiptar.

“Mendoj që një mashkull tipik shqiptar, që e vlerësoj gjithashtu edhe artistikisht, që ka tipare tipike mesdhetare është Nik Xhelilaj”, është përgjigjur Jonida.

Image

Kujtojmë se prej vitesh, Jonida merret dhe me biznes, megjithatë aktualisht ajo është fokusuar në muzikë, duke qenë se performanca e këtij viti në ‘Eurovision’ është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat