Ilirda Bejleri e ftuar në emisionin Late Night Show zbuloi se është në një lidhje me një aktor. Ndërsa tregoi edhe emrin e tij.
Ilirda Bejleri: Të dashurin e kam aktor.
Kastro Zizo: Çfarë bëni dy të rrjedhur në një shtëpi?
Ilirda Bejleri: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe për mua. Nuk ka kuptim ndryshe. Ne jetojmë në Shqipëri dhe po marr masën e gjerë, sigurisht unë nuk do zgjidhja nga masa e gjerë por duke e ditur sesi punojnë aktorët, oraret e zgjatura, marrëdhëniet me njëri-tjetrin absolutisht nuk do të mirëkuptoheshim sepse nuk do ta kuptonte dot.
Kur është i fushës sigurisht që ke më shumë mirëkuptim. Ai quhet Rezart Barioti.