“Ujë dhe sapun”, Ronela Hajati zbulon si duket pa ‘make up’ dhe me flokët topuz

Mediale Vip

“Ujë dhe sapun”, Ronela Hajati zbulon si duket pa ‘make up’ dhe me flokët topuz

Më: 11 maj 2019 Në ora: 21:58
Ronela Hajati

Të jesh një personazh publik, do të thotë të jesh gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes. Shumë artiste në Shqipëri, nuk i kemi parë asnjëherë jashtë atyre kornizave të famës, pasi të paktë janë ato që publikojnë foto apo dalin në publik pa ‘make up’.

Ditën e sotme, Ronela Hajati ka treguar se nuk e ka aspak problem ta bëjë këtë gjë dhe madje ndihet mirë në lëkurën e saj.

“Ujë dhe sapun”, ka shkruar këngëtarja në foton ku shfaqet pa asnjë pikë tualeti në fytyrë, me një palë syze dhe me flokë topuz.

Image

Në videoklipet e saj, Ronela pëlqen gjithmonë të përdorë një grim të rëndë, e megjithatë duket se në jetën reale është një fanse e ‘look-ut’ natyral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat