Kim Kardashian nënë për herë të katërt: Është perfekt

Mediale Vip

Kim Kardashian nënë për herë të katërt: Është perfekt

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:45
Familja e Kim Kardashian West

Kim Kardashian West dhe Kanye West kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt më 10 maj.

Djali erdhi në jetë nëpërmjet një nëne zëvëndësuese. Ylli i televizioneve shkroi në një postim në Twitter se: “Ai është perfekt.”

Një zëdhënese e Kim tha se foshnja lindi të enjten dhe peshonte 2.98 kg.

Nuk dihet ende emri i fëmijës. Ndërsa Kim dhe Kanye West  janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, North, Saint dhe Chicago.

Në një postim tjetër në Tëitter, 39-vjeçarja shkroi: “Është binjaku i Chicago. Jam i sigurt që do ndryshojë shumë, por tani duket njësoj si ajo.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat