Ky është dënimi që e pret Loredanën nëse shpallet fajtore

Mediale Vip

Ky është dënimi që e pret Loredanën nëse shpallet fajtore

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:24
Loredana

Loredana është kthyer në Zvicër.

Ajo po akuzohet për ‘vjedhje’ të 700 mijë frangave nga një çift zviceran por ajo i ka mohuar ato.

Pasi shpalli pafajësinë e saj në një konferencë për shtyp të vet-organizuar në Prishtinë, ajo po vazhdon jetën  e saj si nënë dhe artiste.

Të dielën, reperja e lindur në Kosovë, ka publikuar një selfie ku shihej e veshur me një xhaketë nga marka Louis Vuitton. Kostoja e saj është hiç më pas se 4400 franga.

Fansat e saj mbetën të habitur madje disa prej tyre u zemëruan dhe i thanë: “A ta bleu Petra këtë xhaketë?”.

Përgjigja e Loredanës ishte e menjëhershme dhe tha: “E bleva atë përmes klikimeve tua në Spotify, faleminderit”.

Loredana është e bindur se skandali i mashtrimit, nuk do ta dëmtojë karrierën e saj.

“Imazhi im nuk do të prishet”, tha ajo në konferencën e mbajtur në Prishtinë. “Njerëzit gjithmonë duan të dëgjojnë muzikë të mirë”.

Prokuroria në Luzern po vazhdon hetimet lidhur me akuzat e bëra nga çifti zviceran. Megjithatë, nëse ajo do të dënohet, ajo do të shkojë në burg për pesë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat