Maluma flet për “martesën” me Madonnën: Ende nuk mund ta besoj - Bota Sot
Maluma flet për “martesën” me Madonnën: Ende nuk mund ta besoj

Mediale Vip

Maluma flet për “martesën” me Madonnën: Ende nuk mund ta besoj

Më: 14 maj 2019 Në ora: 20:04
Madonna, Maluma

Maluma është një prej artistëve latinë më të pëlqyer në botë. Bashkëpunimi me Madonnën, "Medellin" është suksesi i tij i momentit pasi ka arritur 21 milionë klikme në Youtube për vetëm dy javë.

Në intervistën për Apple Music's Beats, Maluma tha: "Ende nuk mund ta besoj. Kur shkova në Londër dhe Los Anxhelos për të përfunduar këngën me xhirime dhe cdo gjë, pasi bëra performancën në Billboard, ende nuk mund ta besoja se po më ndodhte mua. Unë vij nga ky qytet i vogël në Kolumbi, Medellin dhe gjithmonë kam ëndërruar për të. Unë doja gjithmonë të ndodhte por nuk e dija që do bëhej realitet. Por pas 8 vitesh punë, ai moment i madhe rdhi në jetën time".

Sa i përket bashkëpunimit me mbretëreshën e popit, këngëtari shtoi: "Unë ndihem mirënjohës që Madonna më dha mundësinë të bëhesha pjesë e projektit të saj". 

Në projektin ritmik duket se Madonna, 60 vjece dhe Maluma, 25 vjec janë aktorë të lindur pasi martohen dhe nuk hezitojnë të shkëmbejnë puthje në buzë.

Maluma foli edhe për albumin e tij "11:11" që do publi8kohet më 17 maj dhe do ketë shumë bashkëpunime me artistët më të njohur latinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...