Linda Halimi sjell versionin e saj të këngës së The Weeknd, “Call Out My Name”

Mediale Vip

Linda Halimi sjell versionin e saj të këngës së The Weeknd, “Call Out My Name”

Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:00
Linda Halimi

Këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi, tash e një kohë është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me bashkëshortin e saj, reperin Big D. Çifti në mars të këtij viti u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e kanë emëruar Kaimana.

Ndonëse që një kohë të gjatë nuk ka sjellë projekte të reja, Lindita së fundmi në rrjetet sociale ka risjellë këngën e The Weeknd “Call Out My Name”.

Postimi i saj mori komente të llojllojshme, duke i thënë se ka një zë të mrekullueshëm dhe mezi po presin për më të rejat ndaj saj.

Nga ana tjetër, menjëherë pas lindjes së fëmijës, ajo është shfaqur duke punuar në studio në projektin e  ri muzikor, teksa me vete e kishte edhe vajzën.

Linda dhe bashkëshorti i saj, reperi Big D, në këtë periudhë kanë blerë edhe një shtëpi luksoze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Holiday” mbetet projekti i fundit i lansuar nga Halimi në versionin audio, të cilin e solli gjatë festave të fundvitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat