Njihuni me vëllanë e Brad Pitt, si dy pika uji - Bota Sot
Njihuni me vëllanë e Brad Pitt, si dy pika uji

Mediale Vip

Njihuni me vëllanë e Brad Pitt, si dy pika uji

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:01
Brad dhe Doug Pitt

Brad Pitt është një prej aktorëve më të dashur dhe një prej personazheve më të famshëm në botë. I zgjedhur disa herë si mashkulli më seksi në botë, aktori 55-vjeçar, ka pasur një karrierë mjaftë të suksesshme

Ajo që shumë nuk e dinë është se Brad ka një vëlla më të vogël me tre vite, por që ngjajnë si dy pika uji.

Nëse Brad ka pasur gjithë kohës vëmendjen mbi vete, vëllai i tij Doug ka jetuar gjithmonë larg reflektorëve, edhe pse ka disa role në aktrim.

Douglas Mitchell Pitt, është një biznesmen i suksesshëm në sektorin imobiliar dhe informatik, por jo vetëm. Në vitin 2007, Doug Pitt krijoi një fondacion, ‘Care to Learn’, i cili merret me instruksione dhe formimin profesional të personave me banim në zona dhe komunitet në vështirësi.

Jo vetëm kaq, pasi që nga viti 2010, Doug Pitt është ambasador i UNICEF dhe protagonist i disa misioneve humanitare në Tanzani.

Karriera si aktor e Doug Pitt ka qenë tejet e shkurtër, ku në vitin 2012 vëllai i Brad për shkak të ngjashmërisë u bë protagonistë i një spoti të ‘Virgin Mobile Australia’.

Vetë ai ka thënë se në rrugë e ngatërrojnë me të vëllanë së paku tre herë në javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...