Kylie Jenner lanson setin më të fundit për lëkurën, fansat: Të shkatërron fytyrën - Bota Sot
Kylie Jenner lanson setin më të fundit për lëkurën, fansat: Të shkatërron fytyrën

Mediale Vip

Kylie Jenner lanson setin më të fundit për lëkurën, fansat: Të shkatërron fytyrën

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:16
Kylie Jenner

Miliarderja e famshme, Kylie Jenner ka nxjerrë së fundmi në treg linjën më të re të produkteve për kujdesin ndaj lëkurës, megjithatë duket se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë kësaj here për të. Pas lançimit të locioneve të ndryshme, fansat kanë shkruar të gjithë në llogaritë e tyre ne ‘twitter’ se ‘scrub-i’ që 21-vjeçarja ka nxjerrë të “shkatërron” fytyrën.

Shumë prej tyre i janë drejtuar Jenner duke e pyetur nëse ajo është konsultuar me dermatologë për produktet e fundit që mbajnë emrin e saj. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë Kylie, megjithatë pritet që shumë shpejt ajo të përgjigjet ndaj akuzave të bëra nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Jenner është listuar nga ‘Forbes’ si vajza më e re në moshë që ka arritur të grumbullojë një shumë të konsiderueshme pasurie.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...