Hakerat ndërprenë mbrëmë "Eurovisionin", jepnin alarme për shpërthime

Mediale Vip

Hakerat ndërprenë mbrëmë "Eurovisionin", jepnin alarme për shpërthime

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:52
Ilustrim

Një video online që transmetonte direkt gjysmëfinalen e Eurovizionit u hakua dhe bënte njoftime false sikur do kishte shpërthime në Tel Aviv.

Shikuesit panë një paralajmërim për një sulm fiktiv në qytet, të shoqëruar nga një video e animuar me zhurma sirenash.

Transmetuesi kombëtar izraelit, Kan, fajësoi Hamasin për ndërprerjen, por grupi militant palestinez nuk ka bërë ende asnjë koment për këtë cështje.

Shikuesit panë paralajmërimin: "Ka rrezik sulmi nga raketat, të lutem strehohuni", të shoqëruar me një logo të rreme të ushtrisë izraelite dhe zërit të një sirene paralajmëruese me raketa.

Imazhet ajrore treguan shpërthime të simuluara në vendet afër vendit ku po zhvillohej Eurovizioni dhe thonin: "Izraeli nuk është i sigurt, do ta shihni." Transmetimi televiziv nuk u prek nga hakerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat