“Snazzy” koleksioni me plotë ngjyra dhe detaje nga dizajnerja 22 vjeçare

Mediale Vip

“Snazzy” koleksioni me plotë ngjyra dhe detaje nga dizajnerja 22 vjeçare

Nga: H.O. Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:15
Fatlinda Gurguri

Është vetëm 22 vjeçare por ka shumë talent në fushën e dizajnit. Fatlinda Gurguri, studente nga “Akademia Evolucion” tashmë ka realizuar koleksionin e saj të quajtuar “Snazzy”, që do të thotë “stylish and attractive”(elegante dhe tërheqëse).

Duke na rrëfyer për koleksionin e saj, Fatlinda apo siç njihet si dizajnerja Fatllo, thotë se ka provuar me sjellë anën më sensuale edhe më të butë të femrës.

“Me lule të vogla me detaje edhe gjithashtu me materiale me plot ngjyra, kam dasht me tregu atë shpirtin plotë jetë që e kanë femrat brenda, që ndoshta me pak detaje bohen me u duk të thjeshta po gjithashtu shumë unike”, tregon ajo.

Ajo thotë se profesioni i dizajnerës është ai që e plotëson.

“Këtë di të bëj më së miri, kjo më plotëson mua. Është gjithçka jam unë brenda vetës”, thotë ajo.

Më tutje, Fatllo vlerëson edhe punën e dizajnerëve në Kosovë. Ajo thotë se Kosova ka dizjnerë tepër kreativë edhe tepër profesional.

Gjeni më poshtë koleksionin e saj plotë ngjyra dhe plotë jetë, ku vetë dizajnerja Fatlinda Gurguri e ka prezantuar si modele.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat