Pas Dua Lipës, Bebe Rexha mbështet kauzën për abortin legal

Mediale Vip

Pas Dua Lipës, Bebe Rexha mbështet kauzën për abortin legal

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:28
Bebe Rexha

Dua Lipa përmes një postimi ishte shprehur pro abortit legal.

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën flet për çështjen e abortit.

“Derisa një bebe të vije nga trupi i një mashkulli, një opinion për abortin nuk duhet të vije nga goja e tij”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër, Dua Lipa kishte shkruar “o trupi tuaj. Jo zgjedhja juaj. Nuk ka nevojë për justifikim. Asnjë njeri nuk duhet të marrë një vendim të tillë themelor në trupin e femrave. Si ndodh që aborti të ndalohet para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemëruar. Gjithë mbështetja ime nga ana tjetër e pellgut. Në solidaritet me motrat e mia”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat