Rihanna si njëra prej nesh; Aknet nuk e lënë të shkëlqejë si duhet

Mediale Vip

Rihanna si njëra prej nesh; Aknet nuk e lënë të shkëlqejë si duhet

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:52
Rihanna

Personazhet publikë, sidomos ato të të Hollywood-it duken gjithnjë perfekt. Në daljet e tyre qoftë në tapetin e kuq qoftë dhe në përditshmëri përtej veshjes në fytyrë kanë çdo gjë në vendin e duhur. 

Ndoshta kjo është puna e tyre apo ajo çka duket nga jashtë. Shpesh disa prej tyre na kanë treguar se gjërat nuk janë gjithnjë perfekte ashtu si duket në pamje të parë. Kohë më parë Kendall Jenner kaloi në tapetin e kuq dhe i tregoi të gjithëve se pavarësisht problemeve me fytyrën ajo ishte po aq e bukur dhe me vetëbesim, fundja ato janë thjesht diçka kalimtare.

Së fundmi Rihanna ndoshta për tu afruar më shumë me fansat apo për të treguar se dhe ajo është një njeri si gjithë të tjerët ka treguar në një video që aknet po e “ndalojnë” të shkëlqejë aq shuam sa gjithmonë. Problemi i saj nuk është aq i rëndë sa i Kendall por gjiths është i dukshëm.

Ju që keni komplekse nga Aknet merrni shembull nga këngëtarja që ka treguar problemin e saj tek 7.8 milion ndjekës!  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat