Madonna do të këndojë në natën finale të Eurovision

Mediale Vip

Madonna do të këndojë në natën finale të Eurovision

Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:30
Madonna

Madonna ka mbërritur në Tel-Aviv dhe po përgatitet për paraqitjen e saj në Eurovision 2019.

Në një njoftim zyrtar të medias së Eurovizionit, u njoftua se në finalen e madhe të së shtunës do të performojë superylli botëror Madonna.

“Madonna, superstari botëror, do të performojë në natën finale të Eurovisionit”, është njoftuar nga mediat zyrtare të Eurovision në Twitter.

Në finalen e Eurovisionit këtë vit merr pjesë edhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”. Jonida Maliqi ka elektrizuar skenën e “Eurovizion 2019” në Tel-Aviv të Izraelit.

Këngëtarja shqiptare me “Ktheju tokës”, ka mundur që të kualifikohet duke çuar Shqipërinë në finalen e Eurovison.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë është një himn dhe thirrje drejtuar emigrantëve për të dashur vendet e tyre.

Bashkë me Shqipërinë u kualifikuan edhe Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.

Faqja zyrtare e Eurosonit e cilësoi zërin e Jonida Maliqit mahnitës dhe interpretimin e saj të shkëlqyer. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat