Kur Luana dhe Marina Vjollca këndonin në festivalin e fëmijëve

Mediale Vip

Kur Luana dhe Marina Vjollca këndonin në festivalin e fëmijëve

Më: 18 maj 2019 Në ora: 00:39
Luana dhe Marina Vjollca

Ditën e sotme, moderatorja Marina Vjollca feston ditëlindjen dhe ndër të parët persona që e ka uruar që në mesnatë ishte motra e saj, Luana.

Ajo ka publikuar në Instastory fotot e tyre të vjetra, njëra prej të cilave është shkrepur gjatë Festivalit të Këngës për Fëmijë, ku ato kanë kënduar këngën e parë.

“Fotoja ime e preferuar. Në festivalin e fëmijëve duke kënduar këngën tonë të parë. Të kujtohet teksti? “Unë jam Marina. Dhe unë jam Luana.”- shkruan moderatorja krahas postimit.

Ndërsa krahas një tjetër fotoje ku shfaqen në moshë të vogël, Luana ka shkruar “Gjithmonë bashkë”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat