Pret të bëhet nënë, Ariana Fejzullahu publikon për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Pret të bëhet nënë, Ariana Fejzullahu publikon për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:03
Ermal dhe Ariana Fejzullahu

Ditën e sotme Ariana Fejzullahu feston ditëlindjen dhe ky mund të jetë një nga vitet më të bukura për të.

Brenda pak muajsh Ariana do të bëhet nënë për herë të katërt dhe sigurisht që ndjesia për këtë ditëlindje është më e veçantë.

Ajo është rreth 5 muajshe shtatzënë dhe sot ka publikuar për herë të parë një foto me barkun e rrumbullakosur.

Më herët në fotografitë e publikuara në rrjete sociale nuk dallohej asgjë, por me këtë imazh kuptohet që është në pritje të ëmbël.

Në këtë ditë të veçantë urimet për të ishin të shumta, por më të bukurin ajo e mori nga bashkëshorti i saj, Ermal Fejzullahu. Këngëtari i njohur publikoi një foto bashkë me fëmijët dhe në të shkruante:

“Ndodh si sot që unë të bie në kujtime dhe kuptoj që jam njeriu më me fat, sepse kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam njohur. Urime ditëlindjen”. Dyshja e njohur kanë tre fëmijë dy vajza, Era dhe Buna dhe një djalë, Arti.

Image

Ndërkohë Ermali dhe Ariana ende nuk kanë zbuluar gjininë e fëmijës që do lindë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat