Sulmohet aktori Arnold Schwarzenegger

Mediale Vip

Sulmohet aktori Arnold Schwarzenegger

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:37
Arnold Schwarzenegger

Aktori i njohur ka pësuar një goditje sa ishte pjesë e organizimi sportiv në Afrikën e Jugut.

Aktori i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger, u sulmua gjatë një organizimi sportiv në Afrikën e Jugut, shkruan Independent

Ish-guvernatori i Kalifornisë ishte duke marrë pjesë në ngjarjen sportive ‘Arnold Classic Africa’ kur një person e shkelmoi në shpinë.

Schwarzenegger ishte në Qendrën e Sandtonit në Johanesburg, Afrikë e Jugut, kur incidenti ndodhi.

Aktori po bënte fotografi me fansat e tij kur një burrë kërceu dhe goditi 71-vjeçarin.

Në videon e sulmit shihet se njeriu është arrestuar shpejt dhe Schwarzenegger mund të shihet duke dalë nga qendra e kongresit disa minuta më vonë në gjendje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat