Rrëfimi i dhimbshëm i Demi Moore: “Babain nuk e njoha kurrë“!!! 

Mediale Vip

Rrëfimi i dhimbshëm i Demi Moore: “Babain nuk e njoha kurrë“!!! 

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:23
Demi Moore

Aktorja 56 vjeçare nxjerr së shpejti në treg librin autobiografik “ Inside Out“, në të cilin flet me sinqeritet për periudhat më të errëta të jetës së saj. Sipas Harper Magazine, libri do të emocionojë, por edhe befasojë lexuesit. Fëmijëria e saj u shënjua nga prania e njerkut I cili e detyronte familjen të zhvendosej nga njëri vend në tjetrin, dhe në fund vrau veten.

Aktorja nuk e takoi kurrë babain e saj biologjik, i cili e kishte lene te emen perpara se demi te lindte, ndërsa marrëdhënia me nënën e arrestuar disa herë për lloj-lloj krimesh te vogla, ishte e vështirë.

Është martuar tre herë; burrin e parë, muzikantin Freddy Moore e takoi kur ishte vetëm 17 vjeç. Pas 5 vjetësh divorcuan.

Martesa me Bruce Willis zgjati nga viti 1987 deri ne 2000, ndërsa ajo me Ashton Kutcher shkoi 8 vjet.

Demi I tregon pa doreza problemet e saj të së shkuarës, e thotë se për shumë vite “hyri në një spirale vetëshkatërrimi“. Libri duket se është vërtet interesant!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat