“Me ligj duhet të më dënonin”, Gëzim Nika rrëfen sa vjeç u martua

Mediale Vip

“Me ligj duhet të më dënonin”, Gëzim Nika rrëfen sa vjeç u martua

Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:05
Gëzimi dhe Angjelika Nika

Gëzimi dhe Angjelika Nika gëzojnë plot 34 vite martesë. Këngëtari zbuloi gjatë intervistës për "Mos i fol shoferit" se ishin të rinj kur u martuan.

Ndër të tjera ai bëri batuta se duhet ta dënonin pasi Angjelina ishte akoma e mitur. Fati i mirë i ka ndjekur dhe sot janë krenarë si prindër të tre fëmijëve.

Gëzim Nika: Ne jemi njohur shumë të ri. Ajo ka qenë pa i bërë 17 vjeçe kur jemi martuar, unë 20 vjeç. Me ligj ishte dashur të më dënonin. Kemi kaluar një jetë me probleme, me halle.  

Kemi kaluar një jetë të shëndoshë me dy vajza një djalë. Jam shumë i gëzuar, merita është shumë e madhe e asaj për edukimin e fëmijëve, edhe unë kam qenë një baba i mirë. Nëna ka shumë gjëra në dorë. Janë të tre me fakultete, të tre me punë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat